Aktualitet

BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll në vilën e biznesmenit Samir Mane, si dhe në ambientet e zyrës së tij, me vendim të GJKKO-së.

A24News
A24News
June 14, 2026 · 1 min read
BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane

Burime të VNA bëjnë me dije se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit.

Kontrollet janë në vijim të megaoperacionit të SPAK, i cili goditi tre grupe të dyshuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Në qendër të hetimeve janë grupet e drejtuara nga Artur Shehu, Artur alias Luciano Koceku dhe Alfredo Hamzai.

Sipas dosjes hetimore, paratë e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se investoheshin në sektorin e ndërtimit përmes biznesmenëve Ilir Shtufi dhe Orest Sota. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu investime të dyshuara në projektin Green Coast në Palasë, në pronësi të Samir Manes.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Emri i Manes përmendet në materialet hetimore të SPAK. Burimet konfirmojnë se gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje dhe materiale që mund t’i shërbejnë hetimit, ndërsa telefoni celular i biznesmenit është marrë për verifikime të mëtejshme. Deri tani nuk ka një reagim publik nga Samir Mane lidhur me këtë zhvillim.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories