Sport

Buzukja hyn me flamurin shqiptar në Beograd, tifozët shpërthejnë: “Vrisni, vrisni shqiptarët”

Atmosfera në UFC Beograd ishte e tensionuar jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, para përballjes mes luftëtarit shqiptaro-amerikan Dennis Buzukja dhe Bogdan Gradit.

A24News
A24News
August 2, 2026 · 1 min read
Buzukja hyn me flamurin shqiptar në Beograd, tifozët shpërthejnë: “Vrisni, vrisni shqiptarët”

Buzukja hyri në arenë duke mbajtur flamurin shqiptar, veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut vendas.

Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve reagoi me thirrje fyese dhe antishqiptare ndaj tij, duke krijuar tension para nisjes së duelit.

“Vrisni, vrisni shqiptarët”, raportohet se brohoriti një pjesë e turmës në momentin kur Buzukja u shfaq me flamurin kuqezi.

Përballja u zhvillua në kategorinë featherweight, ndërsa fitorja iu dha Bogdan Gradit pas një ndërprerjeje kontroverse në rundin e dytë. Buzukja protestoi menjëherë ndaj vendimit të gjyqtarit, duke pretenduar se lëvizja e tij nuk ishte dorëzim.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Pas përfundimit të duelit, publiku serb festoi fitoren e Gradit, ndërsa hyrja e Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimet nga tribunat u bënë ndër momentet më të komentuara të mbrëmjes.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories