Ka qenë partnerja e tij, Elijona e cila ka publikuar një foto ku duket profili i Klodit, i pa aksesushëm prej saj.
Në pamje të parë, duket se Klodi ka bllokuar Elijonën dhe ndjekësit fillimisht kanë hamendësuar për një krizë në raportin e çiftit.
Megjithatë verifikuam se Klodi nuk figuron aktualisht në instagram, që do të thotë se llogaria e tij është mbyllur nga persona të tretë.
Elijona duket se akuzon persona të caktuar pasi bashkangjitur ka vendosur edhe përshkrimin: “Xhelozia është sëmundje e madhe”.




