Politikë

Deklaratat e Koçekut për grupin e Bajrave, Berisha: Kërcënimet të dënueshme, Rama njeh vetëm ligjin e mafies

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas postimit të deputetes Marjana Koçeku, e cila la të kuptohet se është kërcënuar nga grupi i Bajrave nga Shkodra. Berisha thotë se Koçeku është kërcënuar nga Rama pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

A24News
A24News
June 17, 2026 · 1 min read
Deklaratat e Koçekut për grupin e Bajrave, Berisha: Kërcënimet të dënueshme, Rama njeh vetëm ligjin e mafies

“Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme.  Tregon edhe një herë ligjin e mafies. Tregon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies. Ndaj dhe përsëris thirrjen time: të gjithë, i madh e i vogël, sepse atje ka edhe fëmijë, edhe të rinj, shumë bukur, sepse është paqësore, është festive, të gjithë në protestë", tha Berisha.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories