Sot, me krenari njoftojmë kompletimin e departamentit tonë me gjeneratën më të re të rezonancës magnetike Philips MR 5300 1.5 Tesla, një sistem inovativ që integron inteligjencën artificiale (AI) në procesin e ekzaminimit, duke revolucionarizuar mënyrën e realizimit të imazherisë diagnostike.
Inteligjenca artificiale në shërbim të diagnostikës
Rezonanca Magnetike Philips MR 5300 përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt radiologjisë së së ardhmes. Integrimi i teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale mundëson optimizimin automatik të parametrave të ekzaminimit, reduktimin e kohës së skanimit, përmirësimin e cilësisë së imazhit dhe rritjen e komoditetit për pacientin.
Falë këtyre avancimeve, pacientët përfitojnë ekzaminime më të shpejta dhe më komforte, ndërsa mjekët marrin imazhe me cilësi të lartë diagnostike, duke rritur besueshmërinë e interpretimit dhe vendimmarrjes klinike.
MRI e gjithë trupit – Një standard i ri në diagnostikën onkologjike
Një nga avantazhet më të rëndësishme të sistemit të ri është mundësia për realizimin e ekzaminimeve të avancuara Whole Body MRI me sekuenca Whole Body Diffusion Weighted Imaging (DWI).
Kjo metodë moderne përfaqëson një nga mjetet më të fuqishme në diagnostikën dhe monitorimin e sëmundjeve onkologjike, duke mundësuar vlerësimin e të gjithë organizmit në një ekzaminim të vetëm, pa përdorimin e rrezatimit jonizues.
Përveç aplikimeve onkologjike, sistemi ofron diagnostikë të avancuar për të gjitha sistemet e organizmit, duke përfshirë:
- Neuroradiologjinë (truri, palca kurrizore dhe sistemi nervor qendror)
- Sistemin muskuloskeletal dhe sportiv
- Kardiologjinë dhe vlerësimin vaskular
- Abdomenin dhe pelvikun
- Gjirin
- Ekzaminimet pediatrike
CT e gjeneratës së re – Philips Incisive CT 128 Slice
Departamenti ynë është i pajisur gjithashtu me Philips Incisive CT 128 Slice, një nga sistemet më moderne të tomografisë së kompjuterizuar në dispozicion sot.
Ky sistem siguron shpejtësi të lartë skanimi, cilësi të jashtëzakonshme të imazhit dhe optimizim të dozës së rrezatimit, duke garantuar siguri maksimale për pacientët pa kompromentuar saktësinë diagnostike.
Një vend të veçantë në spektrin e shërbimeve tona zë CT Koronarografia, e cila mundëson vizualizim të detajuar dhe me rezolucion superior të arterieve koronare, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare.




