Politikë

Deputetët në sallë, protestuesit shkojnë në Kuvend: Tradhtarë, parlament i krimit! Përplasje para selisë së PD-së dhe mblidhen para Kryeministrisë

Sapo mazhoranca votoi në Kuvend amnistinë penale, Arben Kola, një nga nismëtarët e protestës për Zvërnecin, udhëhoqi grupin e vogël të qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, drejt Parlamentit.

A24News
A24News
June 18, 2026 · 1 min read
Deputetët në sallë, protestuesit shkojnë në Kuvend: Tradhtarë, parlament i krimit! Përplasje para selisë së PD-së dhe mblidhen para Kryeministrisë

Në fakt, në Kuvend, nuk ishte asnjë nga deputetët e Partisë Demokratike të cilët siç Sali Berisha i orientoi bojkotuan votimin e amnistisë penale. 

Ashtu si Berisha, kundër amnistisë u shfaq edhe udhëheqësi i protestës së flamingove:

Nuk dihet nëse kjo lëvizje për të shkuar në Kuvend për një votim të kundërshtuar nga PD dhe vetëm me deputetët e PS brenda, ishte e koordinuar mes të gjithë organizatorëve të protestës, apo ishte një zgjedhje e Arben Kolës, të riut nga Kukësi që ka deklaruar se rrjedh nga familje demokratësh, por se vetë është i pavarur.

Por ajo që u pa, është se kur orari i protestës kishte trokitur, një pjesë tjetër e qytetarëve, ishin mbledhur para kryeministrisë, duke mos u bërë pjesë e grupit që Arben Kola dirigjoi te Parlamenti.

Qëndrimi i shkurtër para godinës së Kuvendit, shënoi edhe një incident ndaj deputetit socialist Ardit Bido, i cili duke dalë nga seanca plenare, u vu përballë zemërimit të protestuesve. U desh ndërhyrja e forcave të policisë për ta nxjerrë nga mesi i qytetarëve që e etiketonin hajdut, e tentuan ta sulmojnë në një moment edhe fizikisht.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Marshimi më tej drejt kryeministrisë, u ndal për pak, para selisë blu. Nuk vonoi, dhe sulmi këtë radhë iu kthye protestuesve. Njerëz pranë Partisë Demokratike të shqetësuar nga thirrja “Berisha në burg”,  tentuan deri në përplasje me marshuesit.

Para Kryeministrisë, vendi iu la fjalimeve Edhe në podium thirrjet ishin kundër sistemit të vjetër politik. Një qytetar u kërkoi shqiptarëve të clorohen nga idhujt dhe të shërohen nga Ramizmi dhe Berishizmi.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories