Politikë

PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, që e përjashtoi me 30 ditë nga seancat plenare në Kuvend.

A24News
A24News
June 16, 2026 · 1 min read
PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo

Shehaj në një video në rrjetet sociale shprehet se ky vendim përjashtimi nuk i “mbyll dot gojën” për të bërë opozitë dhe për të ngritur zërin për problemet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

“Ulsiu dhe Taulanti sapo vendosën që unë nuk mund të flas në Parlament në 30 ditët e ardhshme. Iu kanë nxirë jetën në këto 35 vite qytetarëve shqiptarë duke ua bërë jetën të pamundur.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Nuk kam për ta mbyullur gojën! Nuk më ndalojnë dot! Do vazhdoj të bëj opozitë në Parlament, në bulevard me qytetarët dhe kudo që të më jepet mundësia.

Janë të korruptuar dhe duhet të largohen sa më shpejt. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen”, shprehet Shehaj.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories