Ky takim vjen në një periudhë të trazuar për Partinë Socialiste, me largimin e deputetes Marjana Koçeku që kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës dhe mes debateve dhe protestave për resortin në Zvërnec.
Ai shënon edhe rikthimin e mbledhjeve të përmuajshme të grupit parlamentar socialist, të cilat nuk janë zhvilluar prej muajit prill. Pritet që në fokus të jenë çështje që lidhen me agjendën politike dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim.




