Aktualitet

“Shqipëria nuk shitet”/ Mbahet sot protesta e 15-të në Tiranë kundër Ramës

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen” mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 15 resht, duke kërkuar largimin e Ramës.

A24News
A24News
June 14, 2026 · 1 min read
“Shqipëria nuk shitet”/ Mbahet sot protesta e 15-të në Tiranë kundër Ramës

Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.

Sakaq, ditën e djeshme marshimi historik u mbyll me një ‘uragan’, pjesëmarrje dhe varg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në ditën e 14-të të revoltës.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Thirrjet kryesore kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Pelikanin Kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, “Bojkotoni këta plehra”, “Çohuni nga kafja”, dhe “Këtu vendosim ne”.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories