Në një intervistë për Esquire U.K., aktori britanik u shpreh se ndihet më i lumtur se kurrë pranë yllit të “Euphoria”, të cilën e konsideron jo vetëm partneren e jetës, por edhe shoqen e tij më të mirë.
“Kam gjetur personin tim. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe jam më i lumtur se kurrë kur jam me të”, tha Holland.
Sipas aktorit, fakti që të dy janë pjesë e së njëjtës industri i ka ndihmuar të krijojnë një mirëkuptim të veçantë dhe të mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të karrierës.
Historia e dashurisë mes Holland dhe Zendaya nisi në vitin 2017 gjatë xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming”, ndërsa lidhja e tyre u bë publike katër vite më vonë. Në fillim të vitit 2025 u përfol se çifti ishte fejuar, ndërsa tani vetë aktori ka lënë të kuptohet se ceremonia e martesës tashmë është mbajtur.
I pyetur për fotot e krijuara me inteligjencë artificiale që qarkulluan në rrjet dhe pretendonin se paraqisnin dasmën e tyre, Holland iu përgjigj me humor: “Jo, sepse të gjithë ishin aty”, duke sugjeruar se ceremonia e vërtetë ishte një moment intim i ndarë me njerëzit më të afërt.




